Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investitorët presin takimin e OPEC

Çmimet e naftës janë rritur lehtë në sesionin e sotëm, pasi tregtarët po presin takimin e javës së ardhshme të OPEC, ku eksportuesit më të mëdhenj në botë parashikohet të shtyjnë marrëveshjen për uljen e prodhimit.

Por, në anën tjetër, rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kufizuar fitimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 62.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 56.6 dollarë për fuçi.

Analistët parashikojnë se, nafta Brent do të luhatet midis 61 dhe 63 dollarë për fuçi, të paktën deri më 30 nëntor, kur Vendet Eksportuese të Naftës do të mblidhen në Vjenë.

Pritshmëritë e tregut janë shumë të larta se, OPEC dhe vendet e tjera, me në krye Rusinë do të vendosin një shtyrje të marrëveshjes për uljen e prodhimit, që skadon në mars të 2018.

Por, shqetësimi kryesor i OPEC është rritja e prodhimit të naftës argjilore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompanitë e ndryshme të konsulencës parashikojnë se, prodhimi amerikan do të rritet edhe më shpejt se parashikimet e deritanishme.

Problemi më i madh mund të vijë në vitin 2019, kur OPEC të dalë nga marrëveshja për uljen e prodhimit, ndërsa në SHBA prodhimi do të vazhdojë të jetë i lartë. Kjo do të bëjë që çmimet mund të fillojnë sërish tendencën në rënie.

Scan TV,  22.11.2017