Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Befason makina e re me hidrogjen

Kjo veturë me hidrogjen mund të jetë e ardhmja e transportit. Inxhinieri i automobilave, Hugo Spowers beson se automjetet elektrike me bateri nuk do të jenë opsioni i vetëm tërheqës në treg për blerësit, por në listë do jenë edhe automjetet me hidrogjen, ku me anë të tyre do të ulet ndotja në mjedis.

Kjo është arsyeja kryesore pse Spowers dhe kompania e tij e makinave, “Riversimple”, kanë ndërtuar makinën me hidrogjen. Të shumtë janë personat që po flasin për makinën e re të quajtur, “Rasa”, por kompania jep më shumë detaje rreth tij.

Makina e re përmban një motor në çdo rrotë dhe prodhuesit shpresojnë të ndërtojnë një treg të posaçëm për të.

Automjeti i ri i “Riversimple” u krijua me synimin për të vijuar me një “listë të pastër” makinash në industrinë e automobilave.

“Rasa” është një automjet me dy shtylla që është i pajisur me dyer fluturash, i përbërë nga një motor me djegie të brendshme, i cili do të lëshojë ujë.

“Hidrogjeni i kompresuar kalon brenda motorit dhe kombinohet me oksigjenin për të krijuar energji elektrike që fuqizon një motor në secilën prej katër rrotave. Një përfitim i shtuar është frenimi regjenerues. Kur automjeti është duke ndaluar, energjia e tij konvertohet në fuqi të përdorshme”, thonë specialistët.

Pas ndikimeve të dëmshme që motorët me naftë kanë në mjedis, Spowers studioi krijimin e makinave me hidrogjen dhe themeloi një kompani të quajtur “OScar Automotive” në vitin 2001.

Konsumatorët do të paguajnë një tarifë mujore që përfshin karburantin, mirëmbajtjen madje edhe sigurimin e  automjetit.

Po pyetja që lind është, a do të jenë automjetet me hidrogjen ato që do të marrin në dorë tregun? Koha do të jetë ajo që “do t’i japë” përgjigje pyetjes…

Scan Tv,  22.11.2017