Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjobiten 14 biznese për standardet e gazit

Të paktën 14 subjekte janë gjobitur në muajin tetor nga Inspektorati Shtetëror  Teknik dhe Industrial. Referuar listës të bërë publike nga ky inspektorat pjesa më e madhe e atyre që janë penalizuar janë biznese që nuk kanë respektuar standardet që lidhen me sigurinë mbi gazin. Konkretisht bizneseve ju ka munguar projekti teknologjik për rezervuarin e GLN(gazit të lëngshëm).

Por këto nuk janë rastet e vetme, në disa raste bizneset nuk disponojnë dokumentacion për ushtrim aktiviteti, rregulloret janë anashkaluar duke përbërë kërcënim për jetën e qytetarëve apo janë bërë mbushje bombolash për familjarë në kundërshtim me përcaktimet ligjore. Në total janë vlera e masave administrative është mbi 3 milionë lekë.

Kontrollet e muajit të dhjetë të vitit kanë përfshirë gjithë vendin por janë përqendruar kryesisht në zonën e Korçës. Gjithsesi në raport me muajt e verës duket se numri i penalizimeve ka ardhur në rënie. Në shtator ishin në total ishin 16 gjoba me një vlerë prej 3.3 milionë lekë. Këto janë dukshëm masa më të pakta krahasuar me gushtin i cili regjistroi të paktën 62 masa me një vlerë prej 16.9 milionë lekë.

Rritja e vëmendjes gjatë muajve të verës ishte kryesisht e fokusuar tek bregdeti dhe nga karburantet u zhvendos më shumë tek bizneset hoteliere dhe bar-restorant për shkak edhe të një ngjarjeje me pasoja fatale të ndodhur në Velipojë.

Gjithsesi tregu i karburanteve dhe tregtimit të gazit ka qenë në zhvillime dinamike gjatë këtij viti e lidhur edhe me zbatimin e kuadrit ligjor që vendosi vëmendje sidomos tek mënyra e tregtimit të gazit dhe standardet që duhet të respektohen nga kompanitë.

Revista Monitor,  21.11.2017