Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dogana: Sa është konsumi i karburanteve

Konsumi i mallrave të akcizës ka pësuar rritje sipas kalkulimeve të doganave, të cilat për herë parë publikuan të dhënat mbi konsumin e tyre në pesë vitet e fundit.

Në 8-mujorin 2017 konsumi i karburanteve ka pësuar rritje me 15 për qind në raport me të njëjtën periudhe te vitit 2013.

Nga 334,7 mijë tonë karburante tw konsumuara gjatë janar-gusht 2013, ne të njëjtën periudhë të këtij viti rezultojnë 387,1 mijë tonë. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e ka kalkuluar konsumin nisur nga akciza që kanë paguar mallrat si në import dhe në prodhimin vendas. Rezultatet e doganave nuk referojnë konsumin real, pasi nuk merret në konsideratë efektin që ka kontrabanda dhe gjendjen e magazinave.

Për karburantet vihet re se rritja ka lulëzuar në vitet elektorale. Në vitin 2013 konsumi i karburanteve, sipas doganave, u rrit me 22 për qind për te rënë me rreth 2 për qind më 2014. Gjithashtu rritje e mprehte e konsumit në këtë produkt u vu re vitin 2015 kur ishin zgjedhjet lokale dhe në vitin 2017 kur ishin zgjedhjet elektorale. Në vitet 2014 dhe 2016, nw tw cilat nuk janë zhvilluar zgjedhje, konsumi i karburanteve ka rënë.

Nga mallrat kryesore të akcizës rënie ka pësuar vetëm konsumi i cigareve, i cili në tetëmujorin e 2017 ishte 4 % më i ulet ne krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013.

Gjatë kësaj periudhe rënia më e madhe e konsumit të cigareve u vu re në vitin 2014 me rreth 20 për qind. Rënia vijoi edhe përgjatë vitit 2015 me rreth 4 për qind, ndërsa rritja e konsumit në këtë artikull u vu re vitin e kaluar me 17 për qind. Rritja e konsumit të cigareve në raport me 2016-en ka vijuar edhe këtë vit me mbi 5%.

Të dhënat e doganave në lidhje me konsumin e cigareve nuk janë shumë afër realitetit për shkak se, vetë institucioni ka pranuar më parë se ka vështirësi për të tatuar me akcizë prodhimin vendas.

Sipas të dhënave nga doganat rritje të fortë ka pësuar konsumi i kafesë, i cili është rritur me 67 për qind në krahasim me vitin 2013. Kjo rritje lidhet me së shumti me politikën e qeverisë  me përjashtimin e saj nga akciza. Madje për këtë produkt importet në dogana kanë qenë më të larta se konsumi.

Rritje të konsumit shënoi edhe birra. Këtë vit në 8 mujor konsumi ishte 29 për qind më i lartë se në vitin 2013. Teksa dy vitet e fundit pesha e importeve në konsum po rritet gjithnjë e më shumë.

Revista Monitor,  20.11.2017