Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria në mesin e vendeve që importojnë naftë

Mallrat më të importuara në mbarë botën janë nafta dhe makina, sipas një hartë të re që tregon mallrat që importohen më së shumti në çdo vend në botë. Shqipëria, sipas hartës, importon më shumë naftë.

Duke mbuluar importet e 187 vendeve të 195 vendeve, harta tregon se importi më i madh për më shumë se gjysmën e këtyre vendeve është karburanti.

Për ato vende me burimet e tyre vendore të naftës dhe gazit, transporti ende i shtyn nevojat e tyre të importit: nga SHBA, Rusia, Arabia Saudite, produktet e tyre më të importuara janë makina.

Sipas të dhënave nga Observatori i Kompleksitetit Ekonomik, i organizuar në një hartë me kontributin e Vouchercloud, transporti është lloji më i importuar i produktit për 54 vende të botës, ku 26 prej këtyre vendeve çmojnë makinat mbi të gjitha.

Ndërkohë që ekonomitë më të përparuara kanë tendencë të importojnë makina dhe elektronikë, vendet me zhvillim të shpejtë si Kina dhe India çmojnë më shumë karburant; ka 12 vende në botë për të cilat ushqimi është importi i tyre kryesor, sipas hartës.

Shqipëria, ashtu sikurse i gjithë Ballkani, zërin që importon më shumë se sa të tjerët, është nafta.

Në një studim të mëparshëm, me të dhënat e CIA World Factbook, tregohej se çfarë eksportonte më tepër çdo shtet në botë. Shqipëria, në këtë hartë, e cilësuar me ngjyrë të verdhë, eksporton më shumë këpucë dhe tekstile.

Për më tepër informacion mund të klikoni në këtë link.

Revista Monitor,  18.11.2017