Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CeZ, hetohet në Çeki transferta

Skandali CEZ bën bujë edhe në Çeki, teksa këtë të hënë gazeta më e madhe çeke, IDNES është hapur pikërisht me këtë ngjarje, ku thekson se hetimet kanë nisur edhe në Pragë.

Në artikull kjo gazetë investigon transfertën 6.8 mln euro të CEZ tek Nue Kalaj, shqiptari i Kosovës që u bë sekser i marrëveshjes mes qeverisë Berisha dhe kompanisë CEZ për privatizimin e OSSH.

Gazeta çeke flet për disa llogari bankare të Nue Kalajt, i cili ka tërhequr nga bankat kesh miliona euro pak kohe para zgjedhjeve të 2009.

Në shkrim theksohet se autoritetet shqiptare dhe çeke po hetojnë nëse paratë që iu dhanë Kalajit kanë përfunduar në xhepat e politikanëve shqiptarë.

Përfaqësuesit e CEZ kanë refuzuar të prononcohen për IDNES, për shkak të hetimit të policisë.

IDNES shkruan se çështja CEZ u ndikua në Shqipëri edhe nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa i kanë marrë një prononcim edhe kreut të komisionit parlamentar hetimor të CEZ-it, Taulant Balla.

“Ne kemi kërkuar një shpjegim të pagesave për z. Kalaj, por kompania refuzoi” tha për thënë IDNES, Taulant Balla.

IDNES duke cituar Ballën, shkruan më tej se komisioni hetimor ka kërkuar dëshminë e disa drejtuesve të CEZ, ndërsa në shkrim i referohet dokumenteve të gjetura nga komisioni i drejtuar nga socialisti Balla.

Shqiptarja.com  17.11.2017