Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ-DIA Ismailaj kërkon pafajësi

U dënua me 11 vite burg nga gjykata penale e Tiranës për skandalin e borxheve të CEZ, Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi në Apel.

ReportTv ka mësuar se Ismailaj ka depozituar ankim të dënimit të tij më 8 nëntor 2017 dhe pritet që gjykata e Apelit të caktojë trupën gjykuese.

Ismailaj u mor i pandehur më 23 dhjetor 2015, ndërsa pas 45 seancave ai u dënua me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash.

Shqiptarja.com  17.11.2017