Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgaria, strategji europiane për naftën

Bullgaria do të punojë vitin tjetër gjatë presidencës së saj europiane në zhvillimin e një vizioni të përbashkët për zhvillimin e industrinë së naftës, tha ministrja e Energjisë, Temenuzhka Petkova, në një takim të Association of European Petroleum Organizations të mbajtur në Sofje,

Sipas saj, gjatë Presidencës së Bullgarisë, mund të organizohet një forum për problemet e industrisë së naftës. Ajo e cilësoi të rëndësishëm takimin, ku ishin të pranishëm më shumë se 80 për qind e industrive europiane të naftës, i cili nxjerr në pah vizionet dhe vendimet e marra në këtë sektor në Bashkimin Europian.

Në fillim të takimit, Petkova tha se qeveria bullgare është duke punuar me vendosmëri për të krijuar kushtet e duhura për të tërhequr investitorë të huaj. Lufta me sektorin informal është një ndër pikat kyçe të qeverisë bullgare, pasi jep garanci për investitorët se ata do të veprojnë në një mjedis normal tregu, duke ndjekur rreptësisht rregullat europiane, tha ministrja Petkova.

Ministrja e Energjisë bëri të ditur për kompanitë e naftës prioritetet e Presidencë së Bullgarisë në fushën e energjisë. “Temat kryesore dhe diskutimet që lidhen me ‘energjinë e pastër’ për të gjithë qytetarët europianë do të përfshijnë nisma legjislative dhe jo legjislative, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me energjinë e rinovueshme, efikasitetin e energjisë, modelin e tregut të energjisë elektrike dhe zhvillimin e një rregulloreje qeverisëse të Unionit të energjisë”, – shpjegoi ministrja Petkova.

Novinite,  17.11.2017