Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Volkswagen do investojë 11.8 mld USD në makina elektrike

Grupi gjerman Volkswagen deklaroi se planifikon të shpenzojë 10 miliardë euro deri në vitin 2025 për të zhvilluar dhe prodhuar automjete elektrike, ndërkohë që përpiqet të përshtatet me rregullat e ashpra të Kinës. Grupi, që përfshin Volkswagen dhe Audi, synon të prezantojë 15 modele të reja të makinave elektrike (NEV) në tre vitet e ardhshme dhe 25 modele shtesë deri në 2025-ën, deklaroi shefi i kompanisë për Kinën Jochen Heizmann.

Prodhimi dhe kuotat për shitjet të Kinës, që duhet të arrihen deri në vitin 2019, kanë nxitur një sërë marrëveshjesh për makinat elektrike, në mënyrë që të përputhen me rregullat. Ata që dështojnë ta bëjnë, janë detyruar të blejnë kredite.

Volkswagen zotëron rreth 10 modele elektrike në tregun e Kinës, megjithatë të gjitha janë modele të importuara me volum të limituar të shitjeve. Heizmann duke folur në shfaqjen e automjeteve në Guangzhou, shtoi se firma gjermane pritet të shesë 400,000 makina elektrike në vit në tregun kinez deri në 2020-ën dhe 1.5 milionë në vit deri në vitin 2025. Hiezmann tha se të gjitha këto modele do të kenë një limit udhëtimi prej 400-600 km për një karikim.

Për krahasim, model S i Tesla ka një limit prej 490 km e deri në 632 km, në varësi të kapacitetit të baterisë. Volkswagen deklaroi se ka gjithashtu besim se kompanitë brenda grupit dhe sipërmarrjet e përbashkëta në Kinë, do të gjenerojnë mjaftueshëm shitje të makinave elektrike për t’u përshtatur me kuotat deri në 2019-ën, duke shtuar se nuk do të jetë nevoja për të blerë kredite.

Scan Tv,  16.11.2017