Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, vijojnë kontrollet në Durrës

OSHEE vijon kontrollet e vazhdueshme në të gjithë Shqipërinë. Skuadra Task Forcë e OSHEE vuri në pranga 2 abonentë në qytetin e Durrësit për vjedhje të energjisë elektrike përmes skemave të ndryshme.

Njëri nga abonentët e proceduar ishte edhe pronar i një subjekti privat, lokal dasmash.

Ndërsa abonenti tjetër ishte debitor ndaj shtetit 9 milionë lekë. Ky i fundit, krahas kësaj përdorte një linjë të dytë, jashtë matësit për furnizimin me energji.

Sipas të dhënave të OSHEE, nga kontrollet e fundit janë proceduar rreth 50 persona vetëm në Rajonin e Durrësit.

Scan Tv,  16.11.2017