Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e energjisë, ERE miraton metodologjitë e reja

Enti Rregullator i Energjisë miratoi së fundmi dy metodologji që lidhen me mënyrën sesi do të llogaritet tarifa e transmetimit dhe tarifa e shpërndarjes.  Kompanitë të cilat deri më tani nuk kishin paraqitur asnjë aplikim pranë ERE duhet që të marrin parasysh gjithë elementët e metodologjisë së re për të bërë aplikimin.

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti i kontaktuar nga “Monitor” pohoi se metodologjitë e reja do të jenë në fuqi për tarifat e vitit 2018, por zbatimi i plotë i tyre është ende i pamundur për shkak se ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Eklektikë nuk është finalizuar.

Gjithsesi miratimi i hap rrugë procesit dhe modelit të ri të tregut i cili është në hapat e fundit të tij. “Për transmetimin metodologjia e miratuar mund të zbatohet plotësisht ndërkohë që OSHEE edhe pse do ndjekë të njëjtat parime që caktohen në metodologjinë e saj të re sërish nuk do të jetë e plotë. Kjo sepse duhet të ndahet pjesa teknike nga ajo komerciale e kompanisë. Pra OSHEE dhe OSSH që parashikohen në legjislacion ende nuk janë ente të ndara dhe si të tilla nuk mund të aplikojnë secili më vete. Këtë vit sërish aplikimin do ta bëjë OSHEE dhe më pas gjatë rrugës do të ndahen edhe elementët e tjerë” tha Ahmeti.

Elementët e tarifës së re të shpërndarjes

Referuar metodologjisë së re të miratuar tarifa e shpërndarjes duhet të përfshijë disa element: Shlyejë kostot e pronësisë, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e linjave, kabllove,

nënstacioneve të transformatorëve dhe ndërtesave që lidhen me to.

  1. b) Tarifa për operatorin e sistemit të shpërndarjes duhet të reflektojë koston aktuale të shërbimit për çdo grup konsumatorësh sipas niveleve të
  2. c) Tarifa e shpërndarjes duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që të mos lejojë nder subvencionimin ndërmjet grupeve të klientë
  3. d) Klientëve fundorë do t’u shpërndahen kostot e humbjeve të energjisë elektrike në varësi të nivelit të tensionit ku ata furnizohen. Energjia elektrike e përdorur nga klientët që nuk maten tek pika e tyre tregtare e livrimit të shërbimit do të rregullohet në mënyrë që të mbulohen humbjet e energjisë nga pika tregtare e lëvrimit tek pika e matjes.
  4. e) Kosto e blerjes së energjisë së nevojshme për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes.

Revista Monitor,  16.11.2017