Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, çelet ekso-forumi i parë në Tiranë

Energjia dhe fokusi i veçantë tek burimet e rinovueshme mund të quhet padiskutim kryefjala e debateve dhe zhvillimeve të këtij viti. Per herë të parë këtë vit Shqipëria miratoi ligjin “Për burimet e rinivueshme të energjisë” duke i hapur kështu rrugë investimeve potenciale që kapin qindra milionë euro.

E në këtë kontekst disa nga aktorët më të rëndësishëm janë bashkuar për t’i dhënë vëmendje dhe përgjigje disa prej çështjeve dhe pikëpyetjeve që lidhen me këtë aspekt. Expocity në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkinë e Tiranës si dhe kompani private partnere po organizojnë në Tiranë për herë te parë expo-forumin dedikuar energjisë.

Expocity: Ndjekim tendencën e tregut

Ne fjalën e saj të hapjes drejtorja ekzekutive e Expocity Aida Lutaj u shpreh se vëmendja jo rastësisht këtë herë është tek energjia dhe në veçanti tek ajo nga burimet e rinovueshme. “Në Expocity kemi vendosut të fokusohemi tek zhvillimet dinamike të tregut. Mendojmë që energjia ka pasur të tilla zhvillime dhe ka vend që këtë platformë që po paraqesim sot ta kthejmë në një traditë por duke zgjeruar bashkëpunimin në nivel rajonal” nënvizoi Lutaj.

Qindra miliona euro investime Zëvendësministrja e energjisë Donina Çinari nënvizoi në fjalën e saj disa nga zhvillimet më të rëndësishme të tregut të energjisë. Ajo nënvizoi se ambicja është siguria energjetike permes diversifikimit por edhe çuarja përpara e reformës së nisur në modelin e tregut ku përfshihet mes të tjerash ndarja e OSHEE, zbatimi i projektit për smart meteres, nxitja e burimeve të rinovueshme.

Ajo nënvizoi se vetëm në shpërndarje do të investohen 170 milionë euro, në transmetim 160 milionë euro ku përfshihet dhe linja 400 kv me Maqedoninë. Deri ne 2020mendohet që do të jenë te paktën 60 milionë euro investime tek eolikët ndërkohë që te paktën 80 milionë euro do të investohen në funksion të eficencës së energjisë.

Simaku: Ja skemat mbështetëse

Gjergj Simaku, drejtor në drejtorinë për Energjinë e Rinovueshme dhe Eficencën prane MIE u shpreh se Shqipëria ka një objektiv për prodhimin e energjisë së rinovueshme në 38%. “Marrveshja e Parisit i vendos vendet para angazhimit dhe Shqiperia edhe pse me një nivel të ulet të gazrave serë serish duhet të plotesojë kërkesat.

Kjo shihet në dy menyra. Përmes nxitjes së energjisë nga burimet e rinovueshme dhe eficenca e energjisë. Akoma kemi disa çështje që nuk janë ndarë deri në fund siç është institucioni që do të këtë nën varësi projektet nga burimet e rinovueshme. Mund të jetë OSHEE, OST ose Agjencia e eficencës por kjo mbetet për tu ndarë.

Thembra e Akilit mbetet mbështetja për priojektet dhe ne kemi disa skema mbështetëse ku sigurisht pjesa më e favorshme lidhet me çmimin që u garantohet investitorëve nga burimet e rinovueshme por edhe aksesi në rrjet, askujt nuk i refuzohet kjo” tha Simaku.

Revista Monitor,  15.11.2017