Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri në kantierin e HEC Moglicës

HEC-i i Moglicës, një nga dy hidrocentralet e kaskadës së Devollit, në 2019 do të hedhë në rrjet energjinë e prodhuar, duke përforcuar kapacitetet prodhuese në vend. Punimet janë brenda parashikimeve dhe kjo iu bë e ditur Kryeministrit Edi Rama nga drejtuesit e kompanisë, gjatë inspektimit që Kryeministri, sëbashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, bëri sot në këtë vepër.​

“Do të fillojmë me mbushjen e digës vitin tjetër, në 2018 dhe do të shkojmë më tej me prodhimin gjatë pranverës së vitit 2019 dhe në fund të vitit 2019 do të përfundojë gjithçka,” – u shpreh një nga drejtuesit e Statkraft.

Me kapacitet të instaluar 256 Më, HEC-i i Moglicës rrit kapacitetet prodhuese të energjisë në vend me 700 Gëh dhe e gjithë kaskada e Devollit do të rrisë me 17% furnizimin me energji. HEC-i i Moglicës është një vepër unikale në projektim e ndërtim. Për herë të parë, diga e Moglicës do të lidhet me centralin e prodhimit nëpërmjet një tuneli 11 km të gjatë, i cili do të ndërtohet brenda në shkëmb.

“11 kilometra tunele nga këtu te centrali i prodhimit, i cili do të jetë nëntokë. Ky do të jetë centrali i parë i ndërtuar në Shqipëria nëntokë,” – u shpjegoi një nga drejtuesit e punimeve.

Po ashtu, me një lartësi prej 160 metrash, diga e Moglicës është një ndër digat më të lartë në botë në llojin e saj.  “Është një ndër më të lartët në llojin e tij. Mendoj se është vetëm një në Kinë që është pak më e lartë, por është thuajse e njëjta. Është një ndërtim unikal dhe shumë i madh,” – theksoi një nga inxhinierët zbatues.

Për ndërtimin e kësaj vepre aktualisht janë angazhuar rreth 1400 punonjës. “Përafërsisht, duke përfshirë edhe rrugët zëvendësuese, janë 1300-1400 njerëz,” – u shpreh një nga inxhinierët zbatues.

Përveç investimit në veprën energjetike, kompania ka investuar 60 milionë euro në infrastrukturën rrugore, duke iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës së Devollit.

energjia.al  14.11.2017