Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KKT miraton hidrocentrale të reja

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar të paktën 16 vendime të reja në takimin e fundit, që sipas rendit të ditës është mbajtur në datë 10 nëntor. Ajo që bie në sy është miratimi i një sërë projekteve të reja në ndërtim, si dhe disa hidrocentrale.

Konkretisht janë miratuar dy leje zhvillimore, për kompaninë Invest Society sh.p.k  ku e para është një godinë Polifunksionale Europiane Blloku, si dhe një godinë Polifunksionale “West Residence”, me vendndodhje në Rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë.

Përveç këtyre, këshilli ka miratuar një leje ndërtimi për “Godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 24 kate “Garden Building”, me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 1 Konstruksion” sh.p.k.

Hidrocentrale të reja dhe ekzistues

Në axhendën e Këshillit Kombëtar të Territorit duket se kanë qenë edhe katër hidrocentrale të rinj, për të cilët u dhanë lejet e ndërtimit. Konkretisht u miratua leje Ndërtimi për hidrocentralin “Kalis”, në ujërat e rrjedhës së lumit të Shmilit, degë e lumit Shkumbin”, Bashkia e Librazhdit, Qarku i Elbasanit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erdy Energy” sh.p.k.

Një leje ndërtimi  u dha për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Antena”, në lumin e Zallittë Shtamës, Bashkia Mat, Qarku i Dibrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Derbi – E” sh.p.k. Po kështu ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Letaj”, në përroin e Thekrës dhe në dy degët e tij, Bashkia e Bulqizës, Qarku i Dibrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Asi-Tre” sh.p.k si dhe  ndërtimi i hidrocentralit “Kamenica”, në përroin e Kamenicës, degë e lumit Dunavecit, degë e lumit Devoll, Bashkia e Korçës, Qarku i Korçës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Favina 1” sh.p.k.

Për hidrocentralin Sekë dhe Zais në pellgun ujëmbledhës të lumit të Urakës dhe zallit të Melthit, në Bashkinë e Matit, Qarku i Dibrës dhe Bashkinë e Mirditës, Qarku i Lezhës është dhënë leje zhvillimi.

Për hidrocentralin “Dragobia”, Komuna Margegaj, Qarku i Kukësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dragobia Energy” sh.p.k është bërë shtyje e lejes ekzistuese.

Revista Monitor,  14.11.2017