Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Detajet e HEC-it Moglica

Pas vizitës në hidrocentralin e Moglicës, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka publikuar edhe një video ku paraqitet grafikisht projekti i Kaskadës së Devollit.

2 HEC-et që po ndërtohen prej vitit 2015, Moglica dhe Banja, do  të rrisin me 17% furnizimin me energji të vendit. Vetëm për veprën e dytë të këtij projekti, pikërisht hidrocentralin e Moglicës, deri më tani janë investuar 215 milionë euro.

Lartësia e digës do të jetë 160 m, kapaciteti i instaluar 183 MW dhe prodhimi mesatar 450 GWh.

Scan Tv,  13.11.2017