Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilizohet tregu i naftës

Çmimet e naftës janë stabilizuar pranë nivelit më të lartë në 2 vitet e fundit, ndërsa një mbështetje të lehtë po e gjejnë nga vendimi i OPEC, Rusisë dhe vendeve të tjera prodhuese për të ulur prodhimin. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 63.6 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane tregtohet pranë 56.8 dollarëve për fuçi.

Tregtarët shprehen se, rritja me rreth 40% e çmimeve që nga korriku i këtij viti mund të ketë marrë fund, për shkak të rritjes së eksporteve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shenjave për ngadalësimin e kërkesës.

Edhe fakti që çmimet vazhdojnë të mbështetet lehtë nga vendimi për uljen e prodhimit, nënkupton se nuk ka zhvillime madhore që mund të mbështesin tendencën në rritje. Në takimin e datës 30 nëntor, OPEC do të diskutojë politikën e ardhshme të naftës, ndërsa marrëveshja për uljen e prodhimit skadon në mars të 2018.

Ndërkohë, rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 2.2 milionë fuçi në ditë, gjatë javës që u mbyll më 3 nëntor, në totalin e 457.14 milion fuçive, deklaroi Administrata për Informimin mbi Energjinë. Ndërsa analistët parashikonin një rënie me 2.9 milionë fuçi. Në anën tjetër, prodhimi u rrit me 67 mijë fuçi në ditë, në totalin e 9.62 milionë fuçive, që është një niveli rekord.

Scan Tv,  10.11.2017