Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjermania mund të tërhiqet nga projekti i gazit rus

Mbështetja gjermane për tubacionin e gazit Nord Stream 2 po dobësohet, me qeverinë e ardhshme të koalicionit që pritet të forcojë qëndrimin e Berlinit ndaj projektit të mbështetur nga Rusia.

Mbështetja është pakësuar pasi Social Demokratët, më parë partneri i vogël në koalicionin konservator të Kancelares Angela Merkel, shkuan në opozitë pas një humbje të rëndë në zgjedhjet e Bundestagut të shtatorit.

“SPD ishte “avokati” kryesor për Nord Stream 2 dhe ata nuk janë më këtu,” tha Norbert Röttgen, kreu i komitetit të ndikimit të jashtëm të Bundestagut dhe një anëtar i partisë Kristian Demokrate të Merkel.

“Është e qartë se qeveria e re do të jetë shumë më kritike për projektin se sa ai i mëparshëm”, transmeton FT.

Reinhard Bütikofer, deputet dhe anëtar i delegacionit të Gjelbër për bisedimet e koalicionit, tha: “SPD-ja e vuri veten plotësisht në shërbim të Nord Stream 2”, por të gjelbërit do të “luftonin për një refuzim” të projektit në koalicion “siç kemi bërë deri tani”.

Lidhjet midis SPD-së dhe grupeve të energjisë ruse u sollën në fokus në shtator kur Gerhard Schröder, ish kancelari i SPD-së, u emërua kryetar i grupit të naftës Rosneft. Ai është gjithashtu kryetar i Nord Stream 2.

Tubacioni do të dyfishojë sasinë e gazit që Rusia mund të japë nëpërmjet Detit Baltik në Gjermani. Ajo ka qenë një nga projektet infrastrukturore më kontestuese të Evropës dhe një burim i “fërkimit” midis Gjermanisë dhe fqinjëve lindorë.

Berlini ka argumentuar se tubacioni prej 9.5 miliardë euro do të rrisë sigurinë e energjisë në Evropë duke siguruar më shumë furnizime me gaz, në një kohë kur burimet e kontinentit po pakësohen. Por Polonia dhe vendet e tjera të Evropës Lindore shqetësohen se do të rrisë varësinë e kontinentit nga Rusia gjithnjë e më armiqësore.

Projekti pësoi një goditje të mërkurën kur Komisioni Europian propozoi ndryshimin e legjislacionit për të zbatuar rregullat e energjisë të BE në të gjitha tubacionet e reja dhe ekzistuese të importit, duke përfshirë edhe Nord Stream 2.

Kjo do të thotë se operatori i tubit mund të duhet të ofrojë disa nga kapacitetet e tij ndaj palëve të treta dhe gjithashtu të respektojë ligjet e BE-së mbi “ndarjen e pronësisë”, që diktojnë që një tubacion gazi nuk mund të jetë në pronësi direkt nga furnizuesi i gazit.

Revista Monitor,  09.11.2017