Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tesla do prezantojë kamionin elektrik

Më 16 nëntor Tesla do të prezantojë kamionin elektrik. Kompania e konfirmoi këtë përmes ftesave që dërgoi me email për mediat.

Ftesa paraqesin një imazhe të plotë të kamionit të Teslës por të  mbuluar nga një hije ku shkëlqejnë vetëm fenerët që janë shfaqur edhe në materialet më parë.

Fillimisht kompania kishte planifikuar që kamioni të debutonte në fund të Tetorit sipas CEO-s Elon Musk por u shty për në Nëntor me arsyetimin se kompania kishte dedikuar resurset e saj prodhimit të baterive për Porto Rikon, vendin e prekur nga një uragan shkatërrues.

Sipas raportimeve kamioni i Tesla do të ketë një rang mes 320 km deri në 482 km.

CEO i kompanisë Elon Musk tha se kishte bashkëpunuar me kompani logjistike për dizajnin e kamionit në mënyrë që tu përshtatet më mirë nevojave të tyre.

Tipari tjetër i mundshëm që Tesla mund të ofrojë në platformën e tij të madhe është dhe një lloj aftësie autonome lëvizëse.

Scan Tv,  08.11.2017