Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol së shpejti në proçes ristrukturimi

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjinkuri në një konferencë për mediat foli për ristrukturimin e Albpetrol, ku ka dhënë detaje se kujt do t’i kalojnë asetet e kompanisë, por edhe si do të veprohet me pagat e punonjësve.

Sipas ministrit, asetet e kësaj kompanie do t’i jepen investitorëve të huaj ndërkohë që punonjësit e saj do të trajtohen me pagë për një periudhë tranzitore.

“Albpetrol një kompani shtetërore do të reduktohet dhe do të jetë një njësi teknike. Shumë shpejt do të kalojë në një proces ristrukturimi, shumë astete do t’i jepen investitorëve të huaj. Ndërkohë që punonjësit do të trajtohen me pagesë për një periudhë tranzitore. Nuk mund të mbajmë një kompani që konsumon të ardhura nga nafta dhe nuk sjell me asgjë. Ne këtë proces të ristrukturimit do të përfitojmë një grup njerëzish me ekspertizë teknike. Të ardhurat të shkojnë në Institutin e Naftës dhe Gazit. Në këndvështrimin tonë kemi një ekspertize shumë të mirë. Harmonizimi i këtij kuadri dhe krijimi i ekipit do të bëjë të monitorohen me mirë kontratat në fuqi dhe do t’iu shërbejë të gjithë palëve. Kontratat do të jenë afatgjata”, tha Gjiknuri.

Scan Tv,  07.11.2017