Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aksioni anti-korrupsion i Arabisë rrit çmimet e naftës

Çmimet e naftës e kanë filluar në rritje edhe këtë javë, duke prekur nivelin më të lartë që nga korriku i vitit 2015, ndërkohë që princi i Arabisë Saudite çimentoi pushtetin e tij, gjatë fundjavës, përmes goditjes anti-korrupsion, që përfshinte arrestime të rangut të lartë.

Kontratat “futures” të naftës Brent të Londrës tregtohen pranë 62.5 dollarëve për fuçi, rreth 40% më lart se niveli minimal i këtij viti, i regjistruar në qershor.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 56 dollarëve për fuçi, niveli më i lartë në 2 vitet e fundit. Princi i kurorës, Mohammed bin Salman, që pritet të jetë mbreti i ardhshëm i Arabisë Saudite, ka forcuar pozitat e tij në pushtet, nëpërmjet një aksioni anti-korrupsion, duke arrestuar anëtarë të Mbretërisë, ministra dhe investitorë, përfshirë edhe miliarderin Alwaleed bin Talal dhe kreun e Gardës Kombëtare, Princin Miteb bin Abdullah.

Sipas analistëve, ky aksion konsolidon procesin e reformimit, pjesë e së cilës është edhe dëshira për të rritur çmimet e naftës. Reformat e Bin Salman përfshijnë edhe një plan për të listuar një pjesë të aksioneve të kompanisë gjigante të naftës, që zotërohet nga shteti, Saudi Aramco, vitin e ardhshëm dhe çmime më të larta të naftës.

Përsa i përket informacioneve të tjera, kompanitë amerikane të energjisë, reduktuan aktivitetin e shpim-kërkimit gjatë javës që u mbyll më 3 nëntor.

Rënia vjen në një kohë që Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, dhe vendet e tjera prodhuese kanë rënë dakord të ulin prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë, deri në mars të vitit të ardhshëm.

Scan Tv,  06.11.2017