Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC dhe Rusia mbështesin tregun e naftës

Çmimet e naftës janë rritur në sesionin e fundit të javës, të mbështetur nga ulja e prodhimit nga vendet anëtare të OPEC dhe vendeve të  tjera që nuk janë pjesë e organizatës. Gjithashtu, edhe kërkesa e fortë po ndikon në rritjen e çmimeve.

Kontratat “futures” të naftës Brent të Londrës po tregtohen në rreth 60.8 dollarë për fuçi, ndërsa që nga niveli minimal i këtij viti, të prekur në qershor, nafta Brent është rritur me rreth 37%. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në 54.8 dollarë për fuçi.

Optimizmi në treg është mbështetur nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, dhe prodhuesve të tjerë, duke përfshirë edhe Rusinë, që ranë dakord të ulin prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë.

Në anën tjetër, edhe kërkesa është rritur ndjeshëm, sidomos nga Kina, që preku nivelin e 9 milionë fuçive në ditë, duke tejkaluar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si konsumatori më i madh në botë i naftës bruto.

Gjithashtu, edhe rezervat globale të naftës po regjistrojnë rënie,  në mënyrë të veçantë në SHBA. Në anën tjetër, Administrata për Informimin mbi Energjinë deklaroi se, gjatë kësaj jave eksportet e naftës në SHBA u rritën në një rekord prej 2.1 milionë fuçi.

Scan Tv,  04.11.2017