Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Harta interaktive e prodhimit të energjisë në Shqipëri

Muajt e fundit sektori i energjisë në vend ka patur një gjallërim për shkak të  skemës së subvencioneve për burimet alternative, çka ka sjellë një interes të jashtëzakonshëm për ndërtimin e parqeve fotovoltaike.

Nga muaji Korrik e në vijim, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 18 kërkesa për ndërtimin e impianteve të tilla, por nuk kanë ngelur pas as aplikimet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, vetëm dy më pak, me 16 aplikime (nga ku 2 janë tendera të hapur nga MIE).

Në të dyja kategoritë, përgjithësisht bëhet fjalë për instalimin e 2 MW fuqi shtesë prodhuese për çdo propozim, vlerë e cila individualisht nuk ka ndonjë peshë madhore, por që së bashku zënë një përqindje të konsiderueshme në prodhimin e energjisë në vend.

Duke vendosur në hartë impiantet e propozuara, sipas përcaktimeve në propozimet e mbërritura pranë MIE, SCAN ka arritur të formojë këtë “puzzle” të energjisë në Shqipëri.

Qartësisht vihet re një tendencë për ngritjen e impianteve diellore në zonat fushore dhe brenda brezit që gëzon më shumë orë diell në vit, zonë e pozicionuar në perëndim të vendit. Siç duket dhe në hartë, Zona e Fierit dhe Lushnjes kanë përqendrimin më të madh të aplikimeve, ndërsa bie në sy edhe zona e Korçës me 3 aplikime.

Ndërkohë, lindja dhe veriu i Shqipërisë janë fokusuar në shfrytëzimin e burimeve hidrike. Ka tre aplikime për HEC-e mbi lumin Shkumbin, 2 mbi lumin Devoll, 2 mbi lumin e Suhës, 2 mbi Drinin e Zi dhe 4 mbi lumin Drin.

Navigo në hartën e mëposhtme, duke klikuar mbi secilën pikë për t’u njohur me projektet në detaje.

Scan Tv,  04.11.2017