Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjykata: Ndërtimi i HEC-it mbi Valbonë, i ligjshëm

Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve për ndalinimin e ndërtimit të HEC në Valbonë.

Sipas vendimit e gjykatës ndërtimi i HEC-ve është konsideruar e ligjshme. Gjykata rrëzoi padinë e banorëve të njësisë administrative Markgegaj.

Ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë është kundërshtuar vazhdimisht, herë me protesta e herë me koncerte, nga banorët e zonës dhe nga aktivistë të mjedisit.

Banorët shprehen se ndërtimi i qoftë edhe një HEC-i të vetëm, do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme Luginën e Valbonës dhe turizmin në këtë zonë.

Ora News,  03.11.2017