Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bulqizë, plagoset në kokë minatori

Një minator në minierën e Bulqizës ka mbetur i plagosur pasi, është kapur nga një masiv gurësh.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, “ku kanë konstatuar se në ambjentet e brendshme të një galerie kromi, shtetasi U.Gj, rreth 39 vjeç, banues në Bulqizë (punëtor në galeri), duke punuar dyshohet të jetë shembur një masiv gurësh, ku për pasojë shtetasi U.Gj, ka marrë dëmtime në kokë.”

Pas ndihmës së parë të marrë spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është nisur me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Ora News,  03.11.2017