Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arabia Saudite: Tregu i naftës po balancohet

Çmimet e naftës po shfaqen të qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa tendenca është në rënie të lehtë, pasi ulja e prodhimit nga OPEC dhe vendet e tjera, është zbehur nga rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 60.5 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e së mërkurës u rrit deri në 60.7 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga korriku i vitit 2015.

Ndërkohë, nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 54.4 dollarë për fuçi, rreth 30% më lart se niveli minimal të regjistruar në mes të muajit qershor të këtij viti.

Besimi i investitorëve është përmirësuar nga përpjekjet e OPEC për të ulur prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë, deri në mars të vitit 2018. Ministri i Energjisë në Arabinë Saudite deklaroi se, kërkesa dhe oferta po balancohen, ndërsa rezervat globale të naftës po shënojnë rënie.

Përsa i përket të dhënave të tjera, prodhimi i naftës nga Rusia u rrit në 10.93 milionë fuçi në ditë gjatë tetorit, nga 10.91 milionë që ishte në shtator.

Gjatë muajit tetor, çmimet u mbështetën edhe nga rënia e rezervave tregtare të naftës në SHBA. Rezervat e naftës në ekonominë më të madhe në botë ranë me 2.4 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 27 tetor, referuar të dhënave të Administratës për Informimin mbi Energjinë.

Scan Tv,  02.11.2017