Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skandali i CEZ, Hejsek kërkon pushimin e çështjes

Avokati mbrojtës i ish-drejtuesve të CEZ, Josef Hejsek dhe Jan Ivan, kërkon në gjykatë pushimin e gjykimit penal ndaj tyre. Hejsek dhe Ivan gjykohen në mungesë për dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit të shkaktuar nga kompania çeke pas privatizimit të OSSH-së në vitin 2009.

Avokati Arben Rakipi ka deklaruar gjatë seancës së sotme se “shteti shqiptar po del gënjeshtar, pasi sipas tij marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe CEZ në pikën 12 të saj përjashton nga ndjekja penale personat dhe ish-drejtuesit e CEZ”.

Nga ana tjetër, prokurorja Antoneta Sevdari ka sqaruar se është Prokuroria ajo që vendos për ndjekjen penale. “Të drejtën për ndjekje penale e ka Prokuroria dhe asnjë institucion tjetër”.

Për t’u shprehur për këtë kërkesë të avokatit mbrojtës Arben Rakipi, gjyqtari Sokol Toma ka vendosur datën 16 nëntor ku do të shprehet me vendim, nëse do të pushohet apo jo çështja ndaj tyre.

Shqiptarja.com  01.11.2017