Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE blen 21.7 mln euro energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mbyllur së fundmi blerjen e energjisë për muajin nëntor. Kontrata me pesë kompanitë fituese ka siguruar një sasi totale prej 270 mijë MWh energji, me një vlerë prej mbi 21.7 milionë eurosh.

Drejtori i Divizionit Tregtar në OSHEE, Elton Sevrani, bëri me dije se sigurimi i sasisë së kërkuar nuk ishte i lehtë dhe janë një sërë arsyesh ë kanë bërë që çmimi të jetë disi më i kripur se importet e mëparshme, por sërish brenda normativës. “Fatura është e lartë, sepse blerja është në pik dhe zakonisht në këtë profil, çmimet janë më të larta. Për herë të parë, procedura është zhvilluar përmes platformës online të OSHEE, duke garantuar transparencë të plotë. Janë një sërë arsyesh që ndikojnë tek çmimi mesatar që lidhet me situatën hidrike problematike, kërkesën e lartë, kapacitetet tona të kufizuara për transmetim, si dhe çmimet në bursat ndërkombëtare. Duhet të kemi parasysh që kjo është një sasi shumë e madhe prej 440 mega në pik dhe pavarësisht këtyre kushteve, çmimi mesatar është brenda normativës që kemi ne në reference të Bursës së Hungarisë” – tha Sevrani.

Konkretisht OSHEE bleu në lotin e parë 72 mijë MWh, me vlerë monetare prej 4.8 milionë euro dhe me çmim mesatar 67.03 Euro/MWh. Në lotin e dytë u blenë 198 mijë MWh, e konvertuar në vlerë monetare 16,9 milionë euro, me çmim mesatar prej 84.93 Euro/MWh. Kompania e shpërndarjes ka përballuar ngarkesën që ka imponuar situata e importeve me paratë e saj, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikonte tek pjesa e investimeve të planifikuara.

Pavarësisht kësaj, investimet kyçe, kanë vijuar të kryhen duke i paraprirë situatës së dimrit ndërkohë që fatura e nëntorit dhe dhjetorit pritet të jenë një ngarkesë për financat në vitin 2018, pasi pagesa kryhet për një afat 90-ditor nga lëvrimi.

Shqiptarja.com  01.11.2017