Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Harxhohet kredia e BB, KESH mbyll kontratën e importit

Shqipëria do të varet në nëntor tërësisht nga importi I energjisë. Vetëm KESH ka shpenzuar për muajin e ardhshëm mbi 8.8 milionë euro për blerjen e një sasie 129 600 MWH energji. Kërkesa e lartë në tregje për energji për shkak të kushteve të pavaforshme hidrike por edhe rritja e konsumit kanë bërë që çmimet në bursë të vijnë në rritje.

KESH arriti të sigurojë energjinë me një çmim mestar rreth 68 euro/MË. Edhe në bursën e Hungarisë e cila është reference për blerjen e energjisë duket se çmimet kanë ardhur në rritje dhe parashikohet që I njëjti trend të ruhet edhe në javët në vazhdim.

Korporata Elektronenergjetike Shqiptare bleu energjinë për periudhën 1 nëntor deri më 30 nëntor me transhin e tretë të kredisë së Bankës Botërore parashikuar në Planin e Rimëkëmbjes për rastet e emergjencës.

Në dispozicion të KESH ishin 22.4 milionë euro nga kjo kredi dhe aktualisht janë shpenzuar rreth 21.5 milio në  milionë euro për tre muaj shtator, tetor dhe nëntor. Me importin e fundit duket se KESH përmbyll edhe pjesën e saj të importeve. Korporata ka qenë në vështirësi Financiare gjatë këtij viti për shkak të situatës hidrike me mungesë reshjesh ndërkohe që kohëve të fundit është mundurat që të bëjë optimizim përmes shitjes në pik dhe blerjes në fasha orare më të lira duke përfituar mijëra euro.

Procedura e prokurimit

KESH bëri me dije se për blerjen e energjisë së nëntorit nga 27 (njëzet e shtatë) kompani të ftuara 9 (nëntë) paraqitën oferta, konkretisht: GEN-I Tirana shpk, EFT AG, GSA sh.p.k, Albanian Energy Supplier sh.p.k, DEVOLL Hydropower sh.a, AYEN Energy Trading sh.a, Netëork for Trading doo Beograd, A & A Group sh.p.k, HSE doo.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave renditi ofertat duke nisur nga çmimet/njësi më të ulëta dhe kapacitetet përkatëse deri në sasinë e kërkuar nga KESH sh.a. dhe i dërgoi Bankës Botërore Raportin e Vlerësimit të Ofertave për dhënien e miratimit/”no objection”, sipas përcaktimeve të bëra në Manualin e Operimit.

Në fund është lidhur kontratë me të paktën tetë prej kompanive.

Revista Monitor,  31.10.2017