Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tirana nis testimin e autobusëve elektrikë

Ditën e enjte ka nisur testimi i autobusëve elektrikë në qytetin e Tiranës. Ashtu siç ishte lajmëruar nga Bashkia më herë, do të zhvillohet një fazë prove me disa autobusë , për të parë se si përgjigjen me parametrat e rrugëve të Tiranës, të motit, të temperaturës dhe të distancave të linjave të ndryshme.

Në rast se prova do të kalojë me sukses dhe autobusi rezulton eficient, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është shprehur se do të bëhen edhe porositë për këto mjete “për t’u siguruar që Tirana është avangardë në Evropën Juglindore, kur vjen puna edhe tek cilësia e transportit, por sigurisht edhe tek infrastruktura që na mundëson transporti”.

Modeli i autobusit që do të testohet i takon markës polake Solaris, raporton portali ekonomik SCAN.  Ai quhet Urbino electric, motori qendror ka fuqi prej 160 kw dhe është në gjendje të operojë deri në 24 orë pa ndërprerje, në varësi të kapaciteti të baterisë dhe sistemit të karikimit. Kapaciteti i pasagjerëve ulur është 37 njerëz dhe vetë kompania e këshillon për përdorim në qendrat urbane.

Në faqen zyrtare nuk është përcaktuar çmimi, por në varësi të parametrave të zgjedhur, ai mund të kushtojë deri në 70 mijë euro për njësi.

Scan TV,  26.10.2017