Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbi 23 mln euro për parqe voltaike

Mbi 23 milion euro është vlera që pritet të investohet për ndërtimin e parqeve voltaike, përmes të cilëve mund të prodhohet energji nga burime të rinovueshme. Shifra i përket kërkesave të mbërritura pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm javën e fundit, duke shënuar një numër rekord prej 10 shprehjesh interesi.

Vlera më e madhe i përket projektit të paraqitur nga bashkimit i 3 operatorëve, për ndërtimin e një parku me sipërfaqe 10 ha në Bashkinë e Divjakës, ku kapaciteti i instaluar do të jetë 5 MW, ndërsa vlera e investimit rreth 3.9 milion euro.

Ndërkohë që, pjesa tjetër e projekteve të paraqitur varion nga 1.7 në 2.7 milion euro, sipas sipërfaqes dhe kapaciteti prodhues. Prodhimi i energjisë nga dielli po shihet me një interes në rritje, duke qenë se vetëm për periudhën prill-korrik të këtij viti pranë Ministrisë së Energjisë janë paraqitur 8 kërkesa.

Por, aktualisht ende nuk ka një park fotovoltaik funksional, duke qenë se vetëm Ujësjellësi i qytetit të Korçës ka instaluar panele diellore, duke prodhuar energji për të plotësuar nevojat e veta. Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë është kërkuar me ngulm nga ekspertët, duke e cilësuar si mundësi jo vetëm për prodhimin e energjisë, por edhe si nxitje për zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Scan Tv,  21.10.2017