Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Imeri: Naftëtarët nuk kanë arsye pse të mos fiskalizohen

Drejtori i ATK-së Sakip Imeri, ka thënë për Telegrafin se deri më tani janë fiskalizuar mbi 27 mijë biznese. Sipas tij, rritja e konkurrencës për arka fiskale ka ulur çmimin e tyre.

“Janë fiskalizura mbi 27 mijë biznese, por procesi i finalizimit nuk është i përmbyllur sepse ka biznese që hapet të reja. Pa u fiskalizuara janë bizneset e vogla të cilat kanë probleme. Por mbi 90 për qind, e të hyrave që krijojnë prej shitjeve me pakicë janë të fiskalizuara”, tha Imeri.

Sipas tij, me uljen e çmimit të arkave fiskale, naftëtarët më nuk kanë arsye për tu mos u fiskalizuar.

“Ngurrimi i naftëtarëve ka qenë për shkak të çmimeve, por edhe për shkak të konkurrencës jo të mjaftueshme të bizneseve të arkave. Ne i kemi shtatë operatorë që ofrojnë pajisje elektronike fiskale, por tash kanë edhe pajisje specifike për derivate të naftës. Çmimi për arka fiskale, ka rënë dhe nuk ka as një arsyeje që naftëtarët të mos fiskalizohen. Aktualisht çmimi i arkave fiskale tek ne është i krahasueshëm me regjionin”, ka thënë drejtori i ATK-së Sakip Imeri në një intervistë për telegrafin.

Telegrafi,  23.10.2017