Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aplikim për HEC në Sarandë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ka marrë një aplikim për ndërtimin e një hidrocentrali në lumin e Bistricës, në një seksion të kanalit të Çukës.

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Alb BB Auditing” sh.p.k. dhe “Qendra e Vlerësimit dhe Zhvillimit të Pasurive Ujore” sh.p.k. ka riaplikuar pranë këtij institucioni pas dështimit një vit më parë për të siguruar dritën jeshile për ndërtimin e HEC-it “Saranta”.

Shkak për mosmiratimin e aplikimit herën e parë duket se ka qenë kapaciteti shumë i ulët prodhues prej 1 MW, pasi tashmë projekti ka dyfishuar fuqinë e instaluar në 2 MW.

Sa i takon shoqërive, “ALB BB Auditing” ka si veprimtari kryesore kryerjen e misioneve të kontrollit ligjor, të llogarive dhe të ekspertizave kontabël, ndërsa nuk paraqet asnjë eksperiencë në fushën e energjisë apo ndërtimit.

Ndërsa shoqëria “Qendra e Vlerësimit dhe Zhvillimit të Pasurive Ujore” sh.p.k., e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2012, rezulton të ketë kapital prej vetëm 100 lekësh të reja. Përshkrimi i kompanisë thotë se ajo merret me vlerësimin e pasurisë ujore, por edhe zhvillimin e hartimin e projekteve për realizimin e ndërtimeve civile, industriale e hidroenergjitike.

Kjo është kërkesa e dytë pranë Ministrisë së Energjisë për ndërtimin e një hidrocentrali prej 2 MW, pas kërkesës për ngritjen e HEC-it “Gunja” pranë fshatit Guri i Bardhë.

Sakaq, interesi më i madh i investitorëve të brendshëm e të huaj është në lidhje me ndërtimin e parqeve fotovoltaike për shfrytëzimin e energjisë diellore.

Scan Tv,  23.10.2017