Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

9-mujori i OSHEE, u arkëtuan 48.1 mld lekë

Në periudhën janar-shtator, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arkëtoi 48.1 miliard lekë, duke shënuar rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të OSHEE për 9-mujorin 2016 arkëtimet ishin në nivelin e 45.7 mld lekë, çka do të thotë se këtë vit janë mbledhur 2.4 miliard lekë më shumë.

Paralelisht me rritjen e arkëtimeve, humbjet në rrjet kanë pësuar rënie, duke u regjistruar në nivelin e 26.8%.  Ky nivel për 9-mujorin e 2016-ës u regjistrua në masën 27.6% apo 0.8% më shumë se këtë vit. Ndërkaq, në krahasim me 8-mujorin e këtij viti humbjet në rrjet kanë pësuar një rritje të lehtë, me 0.1%.

Një muaj më parë, rrejti i shpërndarjes raportoi edhe një ulje të borxhit, i cili deri në fund të gushtit zbriti në 49.5 miliardë lekë, nga 67.8 mld lekë që ishte për fatura të periudhës 2007-2014. Reduktimi i tij erdhi edhe si pasojë e zbatimit të skemave lehtësuese për pagesat me këste të detyrimeve të prapambetura.

Megjithatë, kompania nuk është në situatën më të mirë financiare, për shkak të thatësirës së tejzgajtur, çka ka diskutuar nevojën për blerje të energjisë, me qëllim plotësimin e  nevojave të abonentëve.

Niveli i humbjeve të energjisë në rrjet (9-mujori)

26.8%          2017

27.6%          2016

Niveli i arkëtimeve (9-mujori)

48.1 mld lekë 2017

45.7 mld lekë 2016

Scan Tv,  22.10.2017