Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

200 mijë fuçi në ditë, Iraku rrit eksportet e naftës

Iraku ka rritur eksportet e naftës të shtunën nga rajoni jugor i Basrës me 200,000 fuçi në ditë për të kompensuar një mungesë nga fushat veriore të Kirkukut.

Rritja e eksporteve të Basrës mban prodhimin e përgjithshëm të Irakut në kuotën e rënë dakord me Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, tha në një deklaratë Ministri i naftës Jabar al-Luaibi.

“Barsa Oil Company (BOC) filloi të pompojë 200 000 fuçi në ditë nga fushat në jug dhe qendër duke arritur një total prej 2,2 milionë fuçi të eksportuara çdo ditë. Bëhet fjalë për të kompensuar sasinë e humbur nga Iraku pas ndërprerjes se eksporteve nga terminali turk i Ceyhan për shkak të operacioneve që po zhvillohen”.

Forcat kurde peshmerga u vendosën në Kirkuk në vitin 2014, kur ushtria irakiane u largua nga pozicionet e saj përballë një përparimi nga militantët e Shtetit Islamik. Masa kurde i pengoi militantët të marrin kontrollin e fushave të naftës.

Scan Tv,  23.11.2017