Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE hap prokurimin për bileta avioni

Enti Rregullator i Energjisë do të shpenzojë 18 milionë lekë për blerje biletash udhëtimi me avion. Agjencia e Prokurimit Publik ka hapur procedurën tenderuese, ndërkohë që operatorët e interesuar mund të paraqesin ofertat e tyre deri në datën 13 nëntor.

Pas depozitimit të kërkesave, marrëveshja kuadër do të lidhet me 3 operatorë ekonomikë të kualifikuar e të renditur të parët.

Ndërkohë që, në varësi të ofertave, ERE do të lidhë marrëveshje me ata operatorë që i kanë përmbushur të gjitha kriteret, me kusht që ato të jenë të paktën 2.

Fondi limit i vënë në dipsozicion parashikon shpenzime për bileta avioni për një periudhë 24-mujore, ndërkohë që Enti në mënyrë periodike do të evidentojë kërkesat përkatëse, që do të bazohen në planin e aktiviteteve të ERE-s.

Nga ana tjetër, procesi i minikonkurrencës për lidhjen e kontratës do të zhvillohet sa herë që ky institucion do të ketë nevojë dhe të dhëna të mjaftueshme për blerje biletash. Së fundmi, Enti Rregullator i Energjisë është përfshirë në një konflikt me Kontrollin e Lartë të Shtetit për shkak të auditimit.

Sipas KLSH-së, Enti ka refuzuar 2 herë të jetë objekt i këtij procesi, por sipas ERE, kjo është e jashtëligjshme, pasi ky institucion nuk merr asnjë financim nga buxheti i shtetit.

Scan Tv,  21.10.2017