Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dibër, protestë kundër HEC-it

Për banorët e Dibrës, ujin që e jep zoti nuk mund ta fusësh në tuba!

Banor: Atë ujë që e jep zoti nuk futet në tubacione.

Ndaj banorët e fshatit Fushë–Çidhën në Arrëz të Dibrës kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i që sipas tyre u dëmton zonën ku kanë jetuar për breza e breza me rradhë.

Ata thonë se ndërhyrjet për HEC-in që sipas tyre ka marrë një leje të dyshimtë po thajnë ujin që përdoret për vaditje dhe po dëmtojnë ekosistemin.

Banor: Na jepni të drejtën tonë të mbrojmë territorin tonë, të mbrojmë ligjet e shtetit tonë se janë të kundërligjshëm këto.

12 mijë vetë janë strehuar këtu me këto ujëra.

E njohur për bukuritë natyrore, në zonë ndodhen disa shpella të shpallura monumente të mbrojtura dhe me vlerë historike.

Banor: Edhe në lejen që është dhënë, nuk është thënë që uji të futet në tubacione. Është dhënë që të bëhet me kanal që ujërat të avullojnë.  Të pijnë bagëtitë.

Protesta është shoqëruar me një incident pasi  një mjet i firmës që kryente punimet u fut mes turmës duke rrezikuar jetën e banorëve. Forcat e Policisë pas negociatave bindën banorët që të lirojnë rrugën, por ata u larguan me paralajmëruan se do të rikthehen më të shumtë dhe do të përshkallëzojnë protestat.

Ora News,  20.10.2017