Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria ndër të paktat vende me energji 100% të rinovueshme

Sa nga energjia elektrike në botë është ende e varur nga qymyri, nafta apo gazi? Harta e përpiluar nga Go Compare, tregon qartë se cilat vende mbështeten më shumë në energjinë bërthamore dhe që po përdorin energji krejtësisht të rinovueshme për të mbajtur dritat.

Pavarësisht faktit se ndryshimet klimatike dhe presioni i vendosur nga konventat ndërqeveritare, dy të tretat (67%) të energjisë elektrike në botë prodhohen nga lëndët djegëse fosile.

Ka rreth 14 vende që përdorin vetëm lëndë djegëse fosile për të gjeneruar energjinë elektrike. Shumica e tyre janë shtete të pasura me naftë në Lindjen e Mesme dhe Azi, Trinidad dhe Tobago, të cilët gjithashtu kanë fusha të pasura të naftës dhe Botsvanë, e cila po përpiqet të shkundë vartësinë e saj të qymyrit.

Lëndët djegëse fosile mbajnë një pjesë prej 68% të përzierjes energjetike të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa qymyri dhe gaz natyror vazhdojnë të përdoren për të prodhuar energji elektrike, që është 23% më e lartë se mesatarja e BE prej 45%, shkruan raporti.

Vetëm shtatë vende në botë përdorin energji të rinovueshme për të prodhuar të gjithë energjinë elektrike. Islanda shfrytëzon më së shumti energjinë e saj gjeotermale. Pjesëmarrës të tjerë, ndoshta të papritura në atë listë janë Etiopia, Shqipëria dhe Zambia – vende që nxjerrin energji nga lumenjtë e tyre për të mbajtur dritat, citon raporti. Norvegjia, e cila është eksportuesi më i madh i naftës në BE, merr më pak se 2% të energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile, ndërsa 98% vijnë nga burime të rinovueshme.

Nga 30 vendet që përdorin reaktorë bërthamorë për të prodhuar energji elektrike, 19 janë në Europë. Franca prodhon më shumë se 74% të energjisë elektrike nga energjia bërthamore, ndërsa Belgjika, Sllovakia dhe Hungaria varen për 50% të furnizimit me energji elektrike.

Revista Monitor,  19.10.2017