Rama, thirrje për pjesëmarrje në garën për drejtorë të OSHEE
Kryeministri Edi Rama bën apel për pjesëmarrje në konkurrimin e hapur dje nga OSHEE për 11 drejtorët rajonalë.
Aplikantët duhet që të plotësojnë disa kritere bazë, të cilat i gjejnë të publikuara në faqen e OSHEE.
Kushtet e aplikimit përfshijnë arsimimin përkatës, përvojë pune të paktën 5 vite për në menaxhim ose drejtim, si dhe disa dokumente përkatëse.
Këto të fundit përfshijnë letër interesi për pozicionin e shpallur, jetëshkrimin, si dhe një formular vetë deklarimi të gjendjes gjyqësore.
Bashkë me thirrjen e tij për të marrë pjesë në konkurs, Rama rikujton edhe njëherë afatin e fundit të aplikimit, që është data 6 Nëntor.
Scan TV, 18.10.2017