Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kina ofron të blejë 5% të Saudi Aramco

Kina ka ofruar të blejë në mënyrë direkte 5% të prodhuesit arab të naftës, Saudi Aramco, një lëvizje që do t’i jepte Arabisë Saudite fleksibilitet në planin për të listuar kompaninë më të madhe të naftës në tregun e kapitaleve.

Kompanitë shtetërore të naftës në Kinë, PetroCHina dhe Sinopec, kanë kontaktuar me Saudi Aramco gjatë kohëve të fundit duke shprehur interes në një marrëveshje direkte, raportojnë burimet e industrisë për Reuters.

Kompanitë janë pjesë e një konsorciumi shtetëror, që përfshin fondin e pasurisë sovrane të Kinës.  Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, tha javën e kaluar se mbretëria po konsideron listimin e rreth 5% të Saudi Aramcon në bursë gjatë 2018-ës, gjë që do të gjeneronte 100 miliardë dollarë.

Vlera e kompanisë në total arrin në rreth 2 trilionë dollarë, sipas vlerësimeve fillestare, që do të përbënte gjigantin më të madh të listuar ndonjëherë, duke injoruar edhe kompanitë e teknologjisë në SHBA si Apple.

Oferta publike fillestare e Saudi Aramco është baza e një plani të reformimit ekonomik, për të gjeneruar të ardhura që do të mundësojë ekonominë saudite që të largohet nga varësia e naftës.

Megjithatë, plani i ofertës për listim, ka shkaktuar dyshime se Riadi do t’i dorëzojë të huajve aktive të çmuara të vendit, në një kohë të rënies së çmimeve të naftës. Sipas kompanisë, një serë opsionesh po rishikohen për listimin në bursë të Saudi Aramco.

Scan Tv,  18.10.2017