Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, përfundon dërgesa e tubacioneve

Dërgesa e fundit e tuba linje prej çeliku për ndërtimin e tubacionit Trans Adriatik (TAP) mbërriti në Selanik të Greqisë më 10 tetor, duke shënuar kështu përfundimin dhe shpërndarjen përfundimtare të të gjitha tubacioneve në vendet pritëse të TAP, thuhet në njoftimin e TAP AG.

Transporti i 55,000 tubave dhe bendeve TAP u përfundua në afro një vit e gjysmë. Tubacionet e para mbërritën në Durrës në prill 2016 dhe dërgesat në Greqi filluan një muaj më vonë, maj 2016.

Përafërsisht u përdoren 55,000 tuba për të ndërtuar TAP (nga ku: 32,000 në Greqi, 13,000 në Shqipëri, 9,150 në det të hapur dhe 670 në Itali). Pesha e të gjitha tubacioneve arrin në 520,000 ton: ose rreth 71 kulla të Eiffel, thuhet në njoftimin e konsorciumit. Tuba u transportuan në oborret kryesore të TAP-it në 79 anije detare të madhësive të ndryshme dhe 158 trena bllok brenda Greqisë. Shkarkimi i anijeve më të mëdha zgjati pesë ditë mesatarisht.

John Haynes, drejtor i projektit TAP, vuri në dukje: “Kjo është një etapë tjetër kyçe drejt realizimit me sukses të projektit. I gjithë procesi i logjistikës për dorëzimin e tubave u krye në përputhje me afatet e projektit dhe sipas standardeve më të larta të sigurisë. Nëse marrim në konsideratë që secili tub është lëvizur rreth shtatë herë nga faza e prodhimit në fabrikë deri në fazën e mbërritjes në sheshet tona kryesore të magazinimit, ne jemi krenarë që ky operacion masiv u përfunduar pa asnjë incident sigurie në vendet tona pritëse. Dëshiroj të falënderoj kontraktorët dhe nënkontraktorët tanë që ishin përgjegjës për dërgesën, shkarkimin dhe transportimin e tubave të TAP-it për profesionalizmin e tyre, punën e madhe dhe angazhimin ndaj sigurisë.”

TAP është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për BE.
Projekti TAP parashikon transportin e gazit nga Faza e 2 e zhvillimit të gazit Shah Deniz të Azerbajxhanit , përmes Greqisë, Shqipërisë dhe daljes në Itali.
Aksionarët e TAP-it janë: BP (20 përqind), Shtetit Kompania e Azerbajxhanit (20 përqind), Snam (20 përqind), Fluxys (19 përqind), Enagas (16 përqind) dhe Axpo (5 përqind).
TAP do të jetë 878 kilometra në gjatësi (Greqia 550 km, Shqipëria 215 km, Deti Adriatik 105 km dhe Italia 8 km). Pika e saj më e lartë do të jetë 1,800 metra në malet e Shqipërisë, ndërsa pika e saj më e ulët do të jetë 820 metra nën det.

Revista Monitor,  17.10.2017