Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbia do të ndërtojë parkun e 4 më të madh eolik në Europë

Një park eolik, i përbërë nga 57 turbina ere do të ndërtohet në Serbi, duke e shndërruar vendin në liderin rajonal të kësaj energjie të rinovueshme. Kapaciteti i instaluar do të jetë 158 MW dhe do të prodhojë 457 GWh energji elektrike në vit, të mjaftueshme për të furnizuar 113 mijë shtëpi.

Për ta përfytyruar energjinë e prodhuar, mund të themi se ajo është e barabartë me 1/10 e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet publike në vend gjatë vitit 2016.

Ferma eolike e Cibuk 1 do të ngrihet 50 kilometra në verilindje të Beogradit dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 37 kilometrash katrorë. Impianti pritet të lidhet në rrjet në gjysmën e parë të vitit 2019 dhe krahas energjisë së prodhuar, do të reduktojë ndotjen e dioksidit të karbonit me mbi 370 mijë tonë.

Projekti po zhvillohet nga Vetroelektrane Balkana, një kompani e zotëruar nga Tesla Wind, sipërmarrje e përbashkët mes Masdar, një kompanie nga Abu Dhabi dhe Cibuk Ëind Holding, pjesë e një zhvilluesi nga SHBA.

“Ky projekt nënvizon tërheqshmërinë e tregut serb për investime në energjinë e rinovueshme dhe ka potencialin për t’u bërë një portë për projekte të tjera në rajon”, tha Mohamed Al Ramahi, CEO i Masdar.

Kompanitë nënshkruan në prezencën e presidentit Aleksandar Vucic një marrëveshje kredie prej 300 milionë eurosh, nga të cilat 215 milionë euro do të financohen në mënyrë të barabartë nga BERZH dhe nga ICF e Bankës Botërore.

Cibuk 1 do të jetë ferma diellore e katërt më e madhe në Europë dhe do të krijojë 400 vende pune gjatë ndërtimit, si edhe do të përmirësojë infrastrukturën lokale me ndërtimin e 50 kilometrave rrugë.

Scan Tv,  17.10.2017