Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Velçan, kompania që po ndërton HEC-in dëmton rrugën Egnatia

Dëmtohet gjatë punimeve të një Hidrocentrali në Velçan, një segment rrugor i rrugës së vjetër “Egnatia” me gjatësi 80 m.

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë administratorin e firmës private që po ndërton Hidrocentralin në Velçan për dëmtim të rrugës.

Sipas bluve, kompania gjatë punimeve për HEC-in ka dëmtuar një segment rrugor të rrugës së vjetër “Egnatia” me gjatësi 80 m.

Për këtë arsye është proceduar penalisht E.K, 51 vjeç, banues në Tiranë. Administratori i firmës private akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.

“Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas duke qenë me detyrë administrator i një shoqërie e cila po kryhen punime për ndërtimin e një Hidrocentrali në Njësinë Administrative Velçan, (gjatë punimeve) ka dëmtuar një segment rrugor me gjatësi 80 m dhe gjerësi 1.5 m, e cila i përket rrugës së vjetër EGNATIA” sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Ora News,  16.10.2017