Fabrika më e madhe e baterive të makinave elektrike
Ditën e djeshme, kompania LG njoftoi se do të hapë fabrikën më të madhe në Evropë të prodhimit të baterive litium-ion për makinat elektrike.
Sipas Reuters, kjo fabrikë do të hapet në vitin 2019-ën në Poloni dhe do të ketë një kapacitet prodhimi prej 100,000 bateri çdo vit.
Për ta krahasuar, duhet të marrim parasysh fabrikën më të madhe në botë për prodhimit e baterive në pronësi të Panasonic në Kinë e cila prodhon 200,000 bateri në vit.
Por sipas Elon Musk fabrika e tij Gigafactory do të prodhojë 500,000 baterinë vit.
LG do të shpenzojë afro 1.63 miliard dollar për fabrikën e cila do të ndërtohet në Wroclaw, 190 kilometër larg nga kufiri me Gjermaninë, shtëpinë e grupit Volkswagen i cili synon të investojë 20 miliard Euro në makinat elektrike deri më 2030-ën.
Scan Tv, 14.10.2017