Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregu global i naftës, në ekuilibër në vitin 2018

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë raportoi se kërkesa dhe oferta globale e naftës do të arrijë në ekuilibër vitin që vjen, për shkak se rritja e konsumit do të ndihmojë në uljen e inventarëve gjigantë si dhe do të kompensojë për rritjen e prodhimit.

Në raportin mujor, agjencia me seli në Paris, bëri të ditur se e pret kërkesën botërore për naftë në rritje me 1.6 milionë fuçi në ditë gjatë 2017-ës, duke u tkurrur në 1.4 milionë në vitin që vjen.

“Gjatë 2018-ës, në pjesën më të madhe të vitit, tregu do të jetë i balancuar, duke supozuar se pakti i OPEC për uljen e prodhimit nuk ndryshon dhe duke u bazuar në kushtet normale të motit”,deklaron agjencia.

Inventarët tregtarë kanë rënë për të tretin tremujor këtë vit. Inventarët në vendet e industrializuara ranë me 14.2 milionë fuçi në një total prej 3.015 miliardë për muajin Gusht, duke lënë një suficit prej 170 milionë fuçi sipër mesatares 5-vjeçare, raporton agjencia.

Oferta nga OPEC ishte e pandryshuar në Shtator, në 32.65 milionë fuçi në ditë, që nënkupton se përputhshmëria e kartelit me paktin ka qëndruar në 88% muajin e kaluar dhe në 86% deri më tani për vitin.

“Është bërë punë drejt stabilizimit të tregut, por për të vazhduar në këtë ritëm do të kërkohet më shumë disiplinë në vitin 2018”, deklaron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Scan Tv,  13.10.2017