Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

50 mln euro për lidhjen e energjisë me Maqedoninë

Depozitohet në Kuvend projektligji për mbështetjen e sektorit elektroenergjetik, me synim rritjen e kapaciteteve të transmetimit të energjisë elektrike. Kështu, projektligji parashikon dhënien e një huaje për projektin “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë)”. Ky projekt përfshin në sërë pikash kyçe:

Ndërtimin e linjës së re ajrore 400 Kv, Elbasan 2 – Manastir

Zgjerimin e nënstacionit 400 Kv Elbasan 2

Ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Fier

Zgjerimin e nënstacionit 220 kV Fier

Huaja që arrin vlerën 50 milionë euro do t’i jepet Operatorit të Sistemit të Transmetimi sh.a. Kjo shumë do të ndahet në dy këste: një këst prej 30 milionë eurosh dhe një këst prej 20 milionë eurosh.

Kjo hua do të përdoret për investime në infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike për projektin e përmendur më lart, pjesë e korridorit Lindje –  Perëndim. Kështu, do të mundësohet një lidhje direkte e sistemeve të energjisë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Scan Tv,  13.10.2017