Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

1 miliardë lekë për blerjen e energjisë

VENDIM Nr. 539,

datë 9.10.2017

PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE TË SEKTORIT TË ENERGJISË PËR BLERJE NGA IMPORTI TË ENERGJISË ELEKTRIKE, PËR VITIN 2017

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 dhe 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që përfaqëson ministrinë e linjës dhe aksionarin e vetëm të shoqërisë OSHEE sh.a., t’i jepet një hua afatshkurtër me vlerë 1 000 000 000 (një miliard) lekë, për t’u përdorur nga OSHEE sh.a., për sigurimin e blerjes së energjisë elektrike për furnizimin e konsumatorëve deri më 31.12.2017.

2. Kushtet e huas përcaktohen në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe OSHEE sh.a.

3. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, parashikuar për emergjenca natyrore, i miratuar për vitin 2017.

4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

energjia.al  13.10.2017