Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dhunuan punonjësit e HEC-it, një në pranga

Policia e Bulqizës ka zbardhur brenda 24 orësh dhunimin e punonjësve të një HEC-i në Valikardh, duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim tre të tjerë. Ndërkohë një nga punonjësit e dhunuar tregoi nga spitali sulmin ndaj HEC-it. Ilirjan Rusi thotë se agresorët, të maskuar e të armatosur i dhunuan për rreth 2 orë. Përfaqësues të investimit të kundërshtuar, pretendojnë se në sulm janë përfshire rreth 20 persona të cilët kanë dëmtuar HEC-in.

Zbardhet brenda 24 orëve dhunimi i punonjësve të një HEC-i në Valikardhë, të Bulqizës.

44-vjeçari Gëzim Liçi është arrestuar, tre janë shpallur në kërkim ndërsa 8 të tjerë janë shoqëruar për sqarim për ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e së martës.

Sipas policisë, gjatë sulmit mbeten të plagosur dy punonjës të HEC-it, por përfaqësuesit e firmës të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal.

Nga spitali, Ilirjan Rusi, një prej pesë punonjësve të plagosur rrefeu sulmin dhe dhunën e pësuar.

Ai thotë se agresorët të armatosur dhe të maskuar i goditën me qytë automatiku dhe sende të forta për rreth dy orë.

Rusi: “Kanë ardhur, mund të kenë qenë 6-7 veta me maska dhe armë, na kanë rrahur dhe masakruar për dy orë, na kanë thyer mjetet edhe kërkojnë që mos bëhen më punime aty.”

Pretendimet se pranë HEC-it u qëllua konfirmohen edhe nga policia e cila thotë se në vendngjarje gjeti një gëzhojë ndërsa evidentoi edhe dënimin e makinerive.

Policia e Bulqizës thotë se është e angazhuar për kapjen e personave në kërkim dhe sqarimin e ngjarjes, ndërkohë që kujtojmë se ndërtimi i HEC-it në Valikardh të Bulqizës është kundërshtuar prej vitesh me protesta dhe reagim të fortëe nga banorët e zonës.

Ora News,  12.10.2017