Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Apple ka probleme me baterinë e Iphone 8

Të paktën 8 incidente janë raportuar që kur Apple lançoi telefonat në 22 shtator.

Në secilën prej këtyre rasteve problemi ka qenë i njëjtë me bateritë e telefonit të cilat fryheshin aq sa hapnin edhe kapakun e telefonit duke e bërë kështu telefonin të papërdorshëm.

Apple konfirmoi se po e heton këtë problem dhe se është në dijeni të të gjitha situatave.

Numri duket i madh, por ende nuk është statistikisht i rëndësishëm duke marrë parasysh se sa milionë njësi iPhone 8 Apple ka shitur deri më tani.

Ekspertët mendojnë se është një gabim në prodhim dhe Apple po përpiqet të identifikojë linjën e prodhimit.

Kur bëhet fjalë për incidente të tilla njerëzit e kanë akoma të freskët rastin vitit të kaluar të  Galaxy Note 7.

Por pavarësisht incidentit me Galaxy Note 7, Samsung dëshmoi me Galaxy S8 dhe Galaxy Note 8 se mësoi shumë nga fatkeqësia e Galaxy Note 7.

Scan Tv,  12.10.2017