Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Largohet Bozgo, menaxher i TAP për Shqipërinë

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) njofton se Shkelqim Bozgo, Menaxher i TAP për Shqipërinë, pas gati katër vitesh në drejtim të zyrës në Shqipëri, nuk është më pjesë e TAP.

Luca Schieppati, Drejtor i Përgjithshëm i TAP, tha: “Dëshiroj të falënderoj Shkëlqimin për kontributin e tij të madh gjatë drejtimit të TAP dhe ngritjen e zyrës së Tiranës deri në nivelin aktual. Me më shumë se 2’000 njerëz punojnë aktualisht për projektin në Shqipëri, TAP do të vazhdojë të mbështesë ndërtimin e tregut të gazit në vend.”

Duke hyrë në fazën finale të projektit, prioriteti ynë mbetet përgatitja për fazën komerciale dhe operacionale për gazin e parë që do të transportohet nga Shah Deniz ll. Pozicioni i Menaxherit të TAP në Shqipërinë do të mbahet përkohësisht nga Ulrike Andres, Drejtoreshë për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë, deri sa të zgjidhet Menaxheri i ri për Shqipërinë.

energjia.al  07.10.2017