Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zëvëndësohen linjat 6 kV në Laprakë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një pasqyrim të investimeve aktuale që po bëhen në rrjetin elektrik në zonën e Laprakës.

Një investim prej 2 milionë dollarësh do të shkojnë në ndërtimin e rrjetit të ri elektrik, duke zëvendësuar pas 40 vitesh linjat e vjetra 6 kV me rrjet 20 kV.

Kjo do të sjellë një përmirësim të shërbimit për rreth 10 mijë banorë në zonat si: Stacioni i Trenit, Rruga Jordan Misja, blloku pranë Hipotekës, një pjesë e zonës së Don Boskos dhe pothuajse gjithë zona e Laprakës.

Sipas të dhënave të OSHEE, projekti parashikon shtrirjen e 20 kilometrave kabëll të ri dhe ndërtimin e 28 kabinave elektrike.

Scan Tv,  06.10.2017